Gjuriqi mund të bëhet shef i BIA-s, në pritje të miratimit të Vuçiqit

02 prill 2024 | 13:05

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq është larguar nga kjo detyrë dhe në javët në vijim atij do t’i jepet një detyrë e re.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq  është duke llogaritur seriozisht tek ai, ndërsa gazeta “Nova” ka raportuar se Gjuriqi mund të jetë drejtori i ri i inteligjencës – BIA-s serbe.

Tomislav Radovanoviq, njeriu i cili aktualisht udhëheq shërbimin sekret serb është ende në statusin e ushtruesit të detyrës, ndërsa Gjuriqi, sipas “Nova”-s ka besim të madh në krye të partisë dhe është i pranueshëm për disa prej shteteve të huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari dhe drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali…