Gjurmë të “qytetit dardan” nga shekulli i VI-të në Ulpianë

14 gusht 2023 | 21:25

Profesorë dhe studentë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Historisë të Universitetit të Prishtinës kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik.

Gjatë punimeve të bëra në Ulpianë (Justiniana Seconda), u zbulua një mbishkrim në Kishën Paleokristiane, dedikim ky i perandorit Justinian (527-565) kushtuar qytetit dardan (Urbem Dardaniae).

Kjo gjetje është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e Kosovës, si referencë për vazhdimësinë e rëndësisë së identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.

Vendin e zbulimit, Ulpianën, e vizitoi sot rektori Qerim Qerimi, i cili u informua rreth kësaj gjetjeje të jashtëzakonshme nga profesori Arben Hajdari, kryesues i ekipit punues.

Gërmimet arkeologjike po bëhen në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Ecole Normale Superiuere nga Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka brë të ditur se të hënën…