Gjykata e Apelit tregon pse është kthyer në rigjykim rasti i Enver Sekiraqes

28 prill 09:22

Për të tretën herë do të gjykohet i akuzuari për shtytjen në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa. Për të dytën herë gjykata e shkallës së dytë e ka kthyer këtë rast në rigjykim.

Aktgjykimi i përmbledhur në 13 faqe vë në pah të metat e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin Sekiraqa ishte dënuar me burgim prej afro tri dekadash. Aktgjykimin e shkallës më të ulët Apeli e ka cilësuar të paqartë dhe kontradiktor.

“Gjykata e Apelit gjen se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i paqartë, i pakuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, pasi që nga përshkrimi i veprimeve inkriminuese për të akuzuarin nuk kuptohet me saktësi dhe qartësi të plotë se cilat veprime konkrete i ka ndërmarrë i akuzuari në drejtim të veprës penale ‘shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.

Apeli sjell në kujtesë se disa nga shkeljet e përsëritura në këtë aktgjykim ishin bërë edhe më herët dhe se kjo shkallë ua kishte dhënë si vërejtje edhe herën e parë kur lënda ishte kthyer në rigjykim.

Apeli ka gjetur edhe mungesë të përshkrimeve faktike në aktgjykimin e shkallës së parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është protestuar në Slloveni kundër qeverisë dhe shtrirjes…