Gjykata e Lartë në Shqipëri urdhëron SPAK të hetojë ’21 janarin’

12 mars 2024 | 16:33

Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK pas shqyrtimit të rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme, e cila do të duhet që të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 janarit 2011.

SPAK-u do të duhet që të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës që e ka hetuar më parë këtë çështje.

Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 vitkimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët. Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo.

Ndërkohë, Strasburgu në fillim te ketij viti vuri në dukje shkeljet në procedurën e ndjekur nga Garda asokohe, për të qëlluar në ajër e për të shpërndarë turmën. Gjykata nënvizoi manipulimet e bëra me pistoletën që i përkiste ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili po ashtu kishte qëlluar disa herë.

Çështja e 21 janarit u rivu në lëvizje nga familjarët e Aleks Nikës që iu drejtuan në vitin 2023 SPAK-ut, por ky i fundit e delegoi në Prokurorinë e Tiranës. Kjo kërkesë mbërriti në Gjykatën e Lartë, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e rrëzuan kërkesën e familjarëve të Nikës. Këta të fundit, për vrasjet akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Pejës sonte do të luajë në udhëtim te…