Gjykata sot shpall aktgjykimin ndaj vëllait të reperit Buta

30 prill 2024 | 08:46

Gjykata Themelore në Ferizaj sot pritet ta shpallë aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Kështu ka njoftuar gjykata përmes një njoftimi për medie.

“Ju njoftojmë se të marten më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, – ka njoftuar Gjykata.

Po ashtu, bëhet me dije se seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.

Në fjalën e tij përfundimtare, të premten, prokurori i rastit kërkoi nga gjykata që i akuzuari Januzi ta shpallet fajtor, duke shtuar se me rastin e matjes së dënimit gjykata të ketë parasysh rrethanat rënduese, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Radomir Dimiq Ftojmë qeverinë dhe presidentin e republikës së…