Gjykata Speciale e fton për intervistim të riun nga Deçani që në kohë të luftës ishte vetëm 6 muajsh

15 janar 2022 | 14:22

I riu nga nga Deçani, Musa Lekaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lekaj ka thënë se me datën 18 të këtij muaji duhet të paraqitet për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndonëse në periudhën e luftës ai ishte vetëm 6 muajsh.

“Çuditrisht dje kam marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse në kohen kur filloi lufta në muajin mars 1998 une kam qenë vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjatë vitit të kaluar, një ftesë e tillë i kishte ardhur edhe një personi i cili në kohë lufte ishte vetëm 8 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…