Gjykata Supreme vendos të mos ekstradohet Tomor Morina, pritet lirimi i tij

14 gusht 2019 | 14:45

Autoritet e rendit në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur  për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim.

Këtë e ka bërë me dije zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Pacolli ka falënderuar autoritetet maqedonase për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje.

“Jam i lumtur që gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi italian i Juventusit, Daniele Rugani, është pranë transferimit te…