Gjykatësi në Gjakovë del pozitiv me Covid, lirohet një pjesë e stafit

30 qershor 2020 | 13:26

Konfirmohet edhe rasti i parë me Covid-19 në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Bëhet fjalë për një gjyqtar, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

Rastin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muçaj.

“Gjyqtari nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar tek mjeku, i cili më pas e ka konstatuar që gjykatësi ka simptoma edhe i kanë bërë analizat dhe ka dale pozitiv. Gjykatësi e ka njoftuar Gjykatën”, ka thënë Muçaj.

Muçaj ka theksuar se ata të cilët kanë pasur kontakte me gjykatësin janë liruar.

“Stafi që ka pasur kontakt me të afërt me të menjëherë është liruar të shkojë në shtëpi”, është shprehur ai, duke shtuar se Gjykata Themelore në Gjakovë është duke punuar me rreth 40 për qind të stafit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…