Godet për vdekje këmbësorin me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes

19 dhjetor 2017 | 11:38

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë personi i vdekur është goditur nga një veturë. Drejtuesi i veturës sipas njoftimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar (këmbësor) është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani dhe drejtoresha…