Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

08 korrik 2022 | 09:22

Një fëmijë i moshës pesëvjeçare është goditur nga një veturë në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Vushtrri 07.07.2022 – 11:32. Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar me dy plumba…