Goditet nga vetura një këmbësore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

11 qershor 2022 | 22:00

Vetura ka goditur një këmbësore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësores i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Tutje, ai bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mungojnë largimet e lojtarëve nga skuadra e Prishtinës. Lojtari…