Gola dhe Rexhepi marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

20 prill 2026 | 16:05

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili po mbahet nga 20 prill deri më 24 prill në Strasburg.

Delegacioni përfaqësohet nga Ardian Gola, kryesues i delegacionit dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, si dhe nga Emilija Rexhepi, anëtare e delegacionit dhe njëherësh nënkryetare e Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ata do të marrin pjesë në punimet e sesioneve, mbledhjet e komiteteve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të APKE-së.

Në kuadër të kësaj pjese të sesionit do të trajtohen tema të lidhura me zhvillimet aktuale si dhe do të ketë adresime nga përfaqësues të lartë të shteteve dhe institucioneve të tjera.

Në këtë debat, krahas folësve të tjerë, pritet që edhe nënkryetari Gola t’u drejtohet anëtarëve të asamblesë, duke paraqitur vlerësimet për procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpallja e aktgjykimit për rastin “Banjska” do të bëhet më…