Gold Ag publikon këngë të re për 28 Nëntor

28 nëntor 2022 | 11:30

Këngëtari shqiptar, Gold Ag, ka publikuar këngë të re.

“E du Tetovën”, titullohet kënga më e re e tij dedikuar Tetovës. Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari, kurse për orkestrimin u përkujdes Alban Furtuna.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale.

“E du Tetovën. Ju du me zemër prej kudo që jeni. Urime Festa”, ka thënë ai.

Një vit më parë, pikërisht më 28 Nëntor, Gold AG publikoi një këngë dedikuar djalit të tij “Gueril”, i cili lindi në po atë datë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos nuk mendon lëvizjen drejt kampionit anglez në fuqi,…