Gold AG publikon videon e hajnit që ia vodhi atletët (video)

21 prill 2022 | 16:11

Gold Ag ka publikuar pamje të një personi i cili ia vodhi atletët para derës së banesës së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, këngëtari ka thënë se nuk do t’i postonte videot, por siç u shpreh ai, mund të jetë e nevojshme për të tjerët “se dikush mund t’i ketë vetëm ato”.

Tutje, këngëtari tha se nëse do ia kërkonte personi në fjalë, do ia falte.

Postimi i plotë:

Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku bashkë me partneren dhe…