Golden State bën të fortin ndaj Celtics, fitojnë edhe Denveri dhe Spurs

27 janar 2019 | 14:09

Pas një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, skuadra kampione e Golden State fitoi 115-111 ndaj Bostonit në fushën e këtij të fundit.

Ndeshja vuri përballë dy nga ekipet më të mira në Konferencat përkatëse, ndaj dhe sfida dhuroi rivalitet gjatë gjithë kohës. Irving realizoi 32 pikë e 10 asistime, mbështetur edhe nga Horford me 22 pikë e Tatum me 20, por pa sukses. Në kahun tjetër u dalluan Durant me 33 pikë, Curry me 24 e Thompson me 21, duke fituar këtë përballje.

Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për Golden State, që mban kreun në Konferencën e Perëndimit, por të njëjtin ritëm ruan edhe Denver (i dyti në klasifikim), që mundi 126-110 Philadelphia. Ndeshje e jashtëzakonshme e Jokic, që realizoi 32 pikë, 18 rebound e 10 asistime, lider në fushë për Nuggets. Fiton edhe skuadra e Portland, që mundi 120-111 Atlanta dhe ruan pozitat në vendet e para në Perëndim. U dallua i zakonshmi McCollum, që realizoi 28 pikë, 10 rebound e 10 asistime.

Fitore ka shënuar edhe San Antonio, që mundi 126-114 New Orleans, ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga basketbollistët e Spurs. Holiday realizoi 29 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për San Antonio të pestë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Aldridge, 28 pikë e 12 rebound). Në minutat e fundit ka triumfuar sot Memphis, që mposhti 106-103 Indiana, ndeshje me rivalitet, ku u dallua Conely, autor i 22 pikëve e 11 asistime. /Telesport/

Rezultatet

New Orleans – San Antonio    114-126
Memphis – Indiana                  106-103
Boston – Golden State             111-115
Denver – Philadelphia              126-110
Portland – Atlanta                     120-111

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmenja e njohur Kylie Jenner me anë të disa publikimeve…