Golden State dominon në perëndim, Clevelandi rikthehet te fitorja

14 nëntor 2018 | 13:09

Golden State rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 110-103 ndaj Atlanta, ndeshje me emocione dhe rivalitet në shumicën e kohës. Vetëm në periodën e katërt vendasit arritën të shkëputen e fitojnë, ku diferencën në fushë e bëri Durant, autor i 29 pikëve, ndërsa Thompson e mbylli me 24 pikë (vazhdon të mungojë Curry, i dëmtuar). Suksesi mban ekipin e Warriors në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra e Houstonit e mposhti 109-99 rivalët e Denverit, sfidë ku ekipet dueluan deri në fund për fitoren. Denveri nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, me Morris që realizoi 19 pikë, ndërsa për Houstonin u dalluan Capela (24 pikë), Harden (22 pikë e 11 asistime) e Paul (21 pikë).

Rikthehet te fitorja Clevelandin, që korri fitoren e dytë sezonale. Nënkampionët e NBA-së mundi 113-89 Charlotte, sfidë e komanduar nga Cavaliers, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Clarkson ishte shënuesi më i mirë me 24 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Charlotte     113-89
Denver – Houston           99-109
Golden State – Atlanta   110-103

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Shkëlqim Demhasaj është ftuar për herë të parë në…