Golden State e Brooklyn ruajnë kreun, Lakersat triumfon në kohën shtesë

25 nëntor 2021 | 14:08

Golden State nuk ndal marshimin e saj në kampionat, duke fituar me rezultat 116-96 ndaj Philadelphia. Fitorja e 16-të sezonale për Warriors, që erdhi nga duart e Curry, autor i 25 pikëve dhe 10 asistimeve.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 124-116 Indiana jashtë fushe. Ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 39 pikë. Pa probleme fitojnë edhe kampionët e Milwaukee, që mposhtën me rezultat 114-93 Detroitin, me Antetokounmpo autor i 33 pikëve, mbështetur edhe nga Portis me 28 pikë e 10 rebound.

Nuk zhgënjen as Brooklyni, që mundi me shifrat 123-104 skuadrën e Bostonit, me tre lojtarë që realizuan mbi 20 pikë (Mills 23, Durant 21 e Harden 20 pikë). Zhgënjen skuadra e Chicagos, që u mund me rezultat 118-113 nga Houstoni, ekipi më i dobët i

NBA-së këtë sezon. Ditë e keqe edhe për Miamin, që humbi nga Minnesota (113-101),  që korri fitoren e pestë radhazi. Ndërsa Utah Jazz mban vendin e tretë në Perëndim pas fitores 110-104 në fushën e Oklahoma (6 lojtarë mbi 13 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Phoenix                 115-120
Indiana – Lakers                        116-124
Orlando – Charlotte                   99-106
Boston – Brooklyn                     104-123
Houston – Chicago                    118-113
Memphis – Toronto                  113-126
Milwaukee – Detroit                 114-93
Minnesota – Miami                   113-101
New Orleans – Washington     127-102
Oklahoma – Utah Jazz              104-110
San Antonio – Atlanta              106-124
Golden State – Philadelphia    116-96
Sacramento – Portland             125-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duket se është “mërzitur” me…