Golden State e mposhti San Antonion

17 prill 2018 | 13:07

Golden State fitoi 116-101 ndaj San Antonios në çerekfinalen e dytë të “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje.

Një sfidë e ekuilibruar në shumicën e kohës, ku edhe skuadra e Spurs e dominoi lojën, por në çerekun e fundit erdhi përmbysja e ekipit kampion të NBA-së. Durant me 32 pikë e Thompson me 31 ishin dy liderët në parket për skuadrën e Golden State, ndërsa për San Antonio nuk mjaftuan 34 pikët e 12 rebaund të Aldridge për të evituar humbjen e dytë radhazi në këtë seri ndeshjesh, raporton “Telesport”. Në Lindje, ekipi i Miami mundi 113-103 Philadelphia, ndeshje e komanduar nga skuadra nga Florida, që falë këtij triumfi barazoi në 1-1 serinë e takimeve çerekfinaleve. Sfidë emocionuese, ku fitorja u vendos nga stoli i Miami, ku 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Shënuesi më i mirë për Miami ishte Wade me 28 pikë, lider në parket, mbështetur nga Dragiq me 20 pikë. Për Philadelphia u dalluan Simmons me 24 pikë e Sariq me 23, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (1-0 me ndeshje)
2-7, Boston – Milwaukee, (1-0 me ndeshje)
3-6, Philadelphia – Miami, 103-113 (barazim 1-1 me ndeshje)
4-5, Cleveland – Indiana, (0-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (1-0 me ndeshje)
2-7, Golden State – San Antonio, 116-101 (2-0 me ndeshje)
3-6, Portland – New Orleans (0-1 me ndeshje)
4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (1-0 me ndeshje)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nderuar martirët…