Golden State fiton duelin me Clippersat, humbasin edhe Milwaukee dhe Lakersat

01 dhjetor 2023 | 15:18

Minnesota vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 101-90 ndaj Utah Jazz.

Sfidë e komanduar nga skuadra vendase, ku u dallua Towns me 32 pikë e 11 rebound. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi me rezultat 120-113 Milwaukee, ndeshje ku diferencën e bëri Vuqeviq, autor i 29 pikëve e 10 rebound. Lakersat u mundën me rezultat 133-110 nga Oklahoma, dy ekipe pretendente në Perëndim.

Davis realizoi 31 pikë për Lakersat, por që s’mjaftuan, ndërsa 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë (Shai 33 pikë). Pas kohës shtesë fiton Atlanta, që mundi me rezultat 137-135 San Antonio, ku protagonist ishte Trae Yong, me 45 pikë e 14 asistime. Fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 120-114 Clippersat, sfidë e ekuilibruar. Curry me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors. Nuk zhgënjen skuadra e Miami, që falë 36 pikëve të Butler mundi me rezultat 142-132 Indianan, ndërsa Portlandi triumfoi me rezultat 103-95 ndaj Clevelandit, ndeshje ku u dallua Shapre me 29 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Portland       95-103
Brooklyn – Charlotte       128-129
Miami – Indiana              142-132

New York – Detroit         118-112
Chicago – Milwaukee      120-113
Minnesota – Utah Jazz     101-90
Oklahoma – Lakers          133-110

San Antonio – Atlanta     135-137
Golden State – Clippers   120-114

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albijana Kabashi shpall te pavlefshme deftesat e kl: l -…