Golden State gabon ndaj Portlandit

14 shkurt 2019 | 11:23

Skuadra kampione e Golden State është mundur 129-107 nga Portlandi, duke ndalur marshimin pas 16 fitoresh radhazi edhe pse basketbollistët e Warriors vijojnë të kryesojnë renditjen në Perëndim. Durant e Curry realizuan nga 32 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, 8 lojtarë të Portlandit realizuan mbi 10 pikë (Lillard 29), duke bërë që kolektiviteti të jetë arma kryesore e këtij triumfi (52 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit).

Humbet edhe Houstoni, që u mund 121-111 nga Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Teague me 27 pikë e 12 asistime si dhe Towns me 25 pikë bënë diferencën për Minnesotan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Harden për teksanët. Në Perëndim përfiton nga këto humbje skuadra e Denverit, që mundi 120-118 Sacramenton, duke ngushtuar diferencat me Golden State. Millsap realizoi 25 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Beasley me 21 pikë e Jokiq me 20 pikë e 18 rebound, një treshe që bëri diferencën për Denver, surprizë këtë sezon.

Në Lindje, vijon dominimi i Torontos dhe Milwaukee, të dyja fituese dhe kryesojnë renditjen. Kanadezët mundën 129-120 Washington, takim ku shkëlqeu Siakam, që realizoi 44 pikë e 10 rebound, lider në fushë për Toronto. Pa probleme fiton edhe Milwaukee, që mundi 106-97 Indiana në fushën e kësaj të fundit. Sfidë emocionuese në minutat e fundit, me Antetokunmpo që realizoi një “triple double” (33 pikë, 19 rebound e 11 asistime) për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Rikthehet te fitorja ekipi i Philadelphia, që mundi 126-111 New York (Embiid e Harris 51 pikë së bashku), ndërsa Clippersat mundën 134-107 Phoenix, ndeshje ku u dallua Lou Williams me 30 pikë e 10 asistime. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Brooklyn              139-148
Indiana – Milwaukee               97-106
Boston – Detroit                       118-110
New York – Philadelphia        111-126
Toronto – Washington            129-120
Chicago – Memphis                 122-110
Minensota – Houston             121-112
Dallas – Miami                         101-112
Denver – Sacramento             120-118
Clippers – Phoenix                  134-107
Portland – Golden State         129-107

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmenja Paris Hilton ka qenë pjesëmarrëse e Javës së Modës…