Golden State humbet sërish, fitojnë Clevelandi dhe Houstoni

06 prill 2018 | 17:35

Golden State është mundur 126-106 në fushën e Indianas, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase, triumfoi falë 28 pikëve të Bogdanoviq dhe 21 të Oladipo.

Një ndeshje të mirë bëri edhe Durant, që realizoi 27 pikë, por që mbetën për statistikë. Për Warriors kjo ishte humbja e 22-të sezonale. Kjo humbje i ka dhënë një dorë ekipit të Houstonit, që mundi 96-94 Portlandin, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Houstoni e komandoi gjatë gjithë kohës takimin (Paul e Harden realizuan 51 pikë së bashku), por në fund rrezikoi ta humbiste atë. Fiton edhe ekipi i Clevelandi, që mundi 119-115 Washingtoni, sfidë me dy pamje, më e mirë për Wizard në të parën, ndërsa Cavaliers përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Tjetër ndeshje e mirë për LeBron James, që realizoi 33 pikë e 14 asistime, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 28 pikët e 14 asistime të Wall. Utah Jazz mundi 117-95 rivalët e Clippers, ndeshje e dominuar nga vendasit (Mitchell 19 pikë), ndërsa Denveri fitoi 100-96 ndaj Minnesotës (Murray 22 pikë). (Telesport)

 

Rezultatet

Indiana – Golden State   126-106
Cleveland – Washington 119-115
Houston – Portland        96-94
Milwaukee – Brooklyn   111-119
Utah Jazz – Clippers      117-95
Denver – Minnesota       100-96

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë rrëmbyer…