Golden State në sekondat e fundit e mposhti Sacramenton

25 nëntor 2018 | 13:40

Skuadra kampione e NBA-s, Golden State është rikthyer te fitorja, pasi në sekondat e fundit ndaj Sacramento fitoi me rezultat 117-116.

Ai që vendosi fatin e takimit ishte Thompsoni (31 pikë), me një kosh kur kishin mbetur të zhvilloheshin edhe 5 sekonda lojë, ndërkohë që një ndeshje të mirë bëri edhe Durant, që realizoi 44 pikë e 13 rebound. Vijon paraqitja surprizë e skuadrës së Milwaukee, që arriti fitoren e 14-të sezonale pas suksesit 135-129 ndaj San Antonio.

Një ndeshje ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri, por në 5 minutat e fundit dominuan vendasit, që triumfuan falë 34 pikëve e 18 rebound të Antetokounmpo, mbështetur edhe nga 3 lojtarë të tjerë që realizuan mbi 20 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Houston                117-108
Minnesota – Chicago               111-96
Oklahoma – Denver                 98-105
Washington – New Orleans     124-114
Dallas – Boston                       113-104
Golden State – Sacramento      117-116
Milwaukee – San Antonio        135-129

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka thënë se…