Golden State një zhgënjim jashtë shtëpisë, fitojnë Miami e Denveri

15 dhjetor 2022 | 12:40

Skuadra kampione e Golden State vijon të zhgënjejë jashtë fushe, teksa u mund edhe me rezultat 125-119 nga Indiana. Stephen Curry ishte lider në fushë për miqtë, autor i 38 pikëve, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Indianan u dalluan Huliburton me 29 pikë e Mathurin me 24 pikë.

Denveri i afrohet kreut në Perëndim pas fitores me rezultat 141-128 ndaj Washington, sfidë ku vendasit domimuan falë 43 pikëve e 14 rebound të Nikola Jokiq. Fitore të vështirë korri skuadra e Miamit, që mundi në fund me rezultat 110-108 Oklahoman, me Herro protagonist, autor i 35 pikëve.

Zhgënjen edhe Chicago, që u mund me rezultat 128-120 nga New York, me dyshen Randle-Brunson protagonistë për miqtë, që së bashku realizuan 61 pikë. Për Dallasin nuk mjaftuan 30 pikët e Luka Donqiq për të evituar humbjen, 105-90 ndaj Cleveland (Mitchell 34 pikë për miqtë).

Rezultatet

Charlotte – Detroit           134-141
Indiana – Golden State    125-119
Orlando – Atlanta             135-124
Chicago – New York         120-128
Toronto – Sacramento     123-124
Oklahoma – Miami           108-110

San Antonio – Portland     112-128
Dallas – Cleveland              90-105
Denver – Washington        141-128
Clippers – Minnesota         99-88

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dhënë kritika ndaj fjalimit…