Golden State pëson humbje nga Dallasi

18 nëntor 2018 | 15:41

Vijon momenti i keq për skuadrën kampione të Golden State, që u mund 112-109 nga Dallasi, humbja e dytë radhazi për Warriors, që pavarësisht dështimit ruajnë kreun e renditjes në Perëndim.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Më i miri për Dallasin ishte Donqiq me 24 pikë, mbështetur edhe nga Barnes me 23, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Durantit dhe 22 të Thompsonit. Zhgënjen edhe skuadra e Lakers, që pas katër fitoresh u mund 130-117 nga Orlando, sfidë ku vendasit patën epërsi në shumicën e kohës. Vuqeviq realizoi 36 pikë e 13 rebaund për Orlandon, ndërsa 22 pikët e James për Lakers mbetën për statistikë.

Një fitore të lehtë korri skuadra e Houston, që mundi 132-112 sacramento, sfidë gjithnjë nën diktatin e vendasve, që  shkëputën nga perioda në periodë, me të zakonshmin Harden që ishte shënuesi më i mirë, autor i 34 pikëve. Por ai u mbështet edhe nga Paul me 24 pikë e Capela me 23 pikë e 16 rebaund.

Rezultatet

Brooklyn – Clippers       119-127
Charlotte – Philadelphia  119-122
Indiana – Atlanta            97-89
New Orleans – Denver   125-115
Orlando – Lakers            130-117
Boston – Utah Jazz        86-98
Chicago – Toronto          83-122
Houston – Sacramento   132-112
Dallas – Golden State     112-109
Phoenix – Oklahoma      100-110

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…