Goranët fitojnë ulësen në Kuvend, kryetari i tyre falënderon votuesit

05 mars 2021 | 16:41

Partia Unike Gorane me një rezultat bindës ka fituar mandatin e deputetit të Komunitetit Goran në Kuvendin e Kosovës. Shfrytëzoj rastin që në emër të subjektit politik si dhe në emrin tim personal të falënderoj të gjithë qytetarët që na dhanë besimin e tyre.

Të përfaqësosh Komunitetin Goran është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Përkundër të gjitha vështirësive dhe përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucione, si dhe me gjithë diskriminimin total në punësim, Goranët vazhdojnë t’i japin kontribut të madh shoqërisë multietnike.

Si Kryetar i Partisë Unike Gorane, dhe si deputet i Komunitetit  Goran, ju siguroj se do të mbrojmë sinqerisht të drejtat politike, ekonomike dhe kulturore të Goranëve. Goranët kurrë nuk do ta konsiderojnë veten si një dekor politik, përkundrazi ne jemi një faktor i pashmangshëm në ndërtimin e vërtetë të institucioneve dhe jetës shoqërore në të cilën të gjitha komunitetet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

Për të përmirësuar pozicionin e popullit goran, Partia Unike Gorane i konsideron si partnerë të gjitha subjektet politike Gorane. Me fitoren e Partisë Unike Gorane, kemi fituar të gjithë.

Faleminderit shumë!

Adem Hodža, Kryetar i Partisë Unike Gorane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me…