Kështu e komenton Shkëmbi fitoren ndaj Drenicës

05 mars 2021 | 16:36

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij përballë Drenicës.

Ballkani të premten, triumfoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Shkëmbi ka thënë se ky triumf ishte i rëndësishëm për ekipin e tij pas humbjes nga Llapi në vikendin e shkuar.

“Vinim nga humbja prej Llapit dhe na është nevojitur fitorja për t’u kthyer fuqishëm. Patëm raste të shumta por nuk arritëm ti shfrytëzonim të gjitha. Nuk ishte aspak e lehtë por jam i lumtur që ia dolëm mbanë. Duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera dhe do të punojmë që të përgatitemi sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit”, ka thënë Shkëmbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Por sa paguhen mësuesit në të vërtetë në Zvicër –…