Gorani: Qeveria Kurti është e detyruar ta pranojë kompromisin

20 prill 2021 | 22:25

Njohësi i çështjeve të dialogut, Dukagjin Gorani, po vlerëson se Qeveria Kurti, është e detyruar të pranojë kompromise në çështjen e përmbylljes së marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Madje ai thotë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se nëse nuk ka ndonjë ofertë tjetër, nga ndërkombëtarët do detyrohen ta pranojnë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo Qeveri është e detyruar ta pranojë kompromisin edhe në mungesë të opsioneve të tjera, me e pranuar Asociacionin”.

“Natyrisht ky s’është fundi i tërë procesit”.

“Çfarëdo zgjidhje në Bruksel duhet ta ketë mbështetjen e Kuvendit. Aty duhet dy të tretat”.

“Prej diskutimeve të hershme të opozitës parlamentare shihet që ata se kanë ndërmend të jenë në këtë proces. Por krejt ne e dimë procedurën edhe rutinën qysh Bashkësia Ndërkombëtare më në fund e ndërton një diskurs edhe hegjemonizues por edhe nënshtrues që është i nevojshëm”.

“E kemi parë edhe më herët, edhe gjatë procesit të Demarkacionin, partitë parlamentare opozitare që përbehen edhe sot që se kanë ndërmend të shkojnë t’i ndihmojnë kësaj qeverie në Bruksel për me arrit Asociacionin, nesër do të detyrohen përmes ndikimeve ndërkombëtare që ta çojnë dorën e të arrijnë dy të tretat, mu bë ndryshimet kushtetuese e me themelu Asociacionin e një opinion publik me pyet veten pse kemi humb 8 vjet”.

“Këto 8 vjet, janë humb. Kjo punë ka mund të kryhet shumë më herët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 12,074…