Goretzka po mendon të largohet nga Bayerni

27 mars 2024 | 13:00

Leon Goretzka është duke menduar të largohet nga Bayern Munchen, pasi po humbet pak nga pak terren në formacionin bazë, me drejtuesit që besojnë shumë te Pavloviq.

Lojtari ka një kontratë deri në 2026, kjo është vera e duhur për të ndryshuar ambientin, menjëherë pas Evropianit. Sipas “Bild”: Goretzka është i bindur në këtë pikë, kërkon të ndryshojë ambient, thjesht po pret telefonatën e duhur. Juventusi ndjek nga pranë situatën rreth tij, por Goretzka është një lojtar i shtrenjtë për “xhepat” e “Zonjës së Vjetër”, një futbollist që përfiton 17 milionë euro në vit.

Goretzka pëlqehet shumë në Premier Ligë, ku për të interesohen ekipe si Chelsea dhe Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A9, në…