Grabitje e armatosur në një market në rrugën “B” në Prishtinë

28 janar 2022 | 09:05

Punonjësja e një marketi në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte ne vendin e saj të punës, një personi armatosur dhe i maskuar ka grabitur para të gatshme nga arka.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “B” në Prishtinë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

“Rr.B, Prishtinë 27.01.2022  – 21:57. Ankuesja femër kosovaree ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një market, një person i maskuar dhe i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka e marketit para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra trupa ruse janë vendosur në Bjellorusi për ushtrime të…