
Grabitje me armë në një market në Prishtinë
05 shkurt
09:27
Një grabitje me armë ka ndodhur në një market në Prishtinë.
Dy punëtoret kanë njoftuar se grabitja ka ndodhur nga dy persona.
“Dy viktimat femra kosovare, punëtore në një market, kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur pazarin ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.