Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë

23 nëntor 2020 | 00:11

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të dielës në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Tre persona, njëri prej tyre i armatosur pasi kanë kryer grabitjen janë larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar  Policia e Kosovës.

“Më datë 22.11.2020 rreth orës 22:15 Policia ka pranuar një informatë se në një pompë të derivateve, tre persona, njëri prej tyre i armatosur, dyshohet se kanë kryer një grabitje, dhe në këmbë janë larguar nga aty”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Burime të Reporterit bëjnë të ditur se pompa e benzinë që ka qenë cak i grabitjes gjendet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore ne funksion sqarimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më popullore se kurrë, kancelarja Angela Merkel sot festoi vitin…