Granit Xhaka flet për fanellën “Jashari”

03 dhjetor 2022 | 09:23

Granit Xhaka pas ndeshjes me Serbinë, ka festuar fitoren e madhe duke mbajtur veshur fanellën e bashkëlojtarit, Ardon Jashari.

Kjo ka çmenduar mediat serbe që kanë bërë lloj-lloj komentesh për këtë veprim të mesfushorit shqiptar. Por Xhaka ka mohuar në konferencë që kjo ka të bëjë me ndonjë provokim.

“Jo, asnjë prapavijë politike. Ka ardhur i ri në ekip. Unë isha në situatë sikur ai, meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku. Gjithnjë pas ndeshjes mbaj fanellën e tij. Këtë e kam bërë pikërisht tani”, ka thënë Xhaka, raportojnë mediat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të…