Gratë e Kosovës shkruajnë histori. Sërish shteti ynë prek majat e suksesit botëror në art

20 prill 2024 | 16:41

Pavijoni i Republikës së Kosovës merr mirënjohje të veçantë për Përfaqësim Shtetëror në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias. Kjo është hera e parë që shteti ynë merr mirënjohje të tillë që nga pjesëmarrja e parë në vitin 2013. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në “Facebook” ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Një arritje e jashtëzakonshme e artistes Doruntina Kastrati, e cila e vendosi Kosovën në mesin e më të mirëve në konkurrencë me mbi 80 shtete nga e gjithë bota. Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” me kuratore Erëmirë Krasniqi dhe komisionere Hana Halilaj, ka rrënjët te përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes. Përgëzime për gjithë ekipin, përgëzime për Kosovën”, ka shkruar ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe…