Gratë në Zvicër protestojnë për më shumë të drejta

14 qershor 2019 | 16:55

Gratë në Zvicër protestuan të premten kundër, siç u tha, rrugës së ngadalshme të vendit drejt pranimit të barazisë.

Protesta u zhvillua pasi një veprim i ngjashëm, më 1991, mblodhi gjysmë milioni gra në rrugë.

Gratë zvicerane kanë bërë për kohë të gjatë fushatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.

Ata u janë bashkuar miliona grave të tjera në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 1918, duke kërkuar të drejtën për të votuar, por atë e kanë fituar në vitin 1971.

Në kohën e protestës së vitit 1991 nuk ka pasur asnjë grua në Qeverinë zvicerane dhe pushimi i lindjes nuk është paraparë me ligj.

Por, prej asaj kohe, disa gjëra kanë ndryshuar: tetë gra kanë pasur poste ministrore dhe pushimi i lindjes është përfshirë në ligj.

Megjithatë, gratë në Zvicër ende fitojnë mesatarisht 20 për qind më pak se burrat dhe ato janë të nënpërfaqësuara në pozicione udhëheqëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të premten është shënuar…