Gravina: Nuk i kam ndërhyrë në formacion Mançinit

23 gusht 2023 | 16:38

Trajneri Roberto Mançini u largua në mënyrë befasuese nga Përfaqësuesja e Italisë ditë më parë. Tekniku italian ka thyer heshtjen teksa ka thënë deri te ky vendim erdhi pasi presidenti i FIGC, Gabriele Gravina iu përzihej edhe në formacion.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigja nga Gravina, teksa ka thënë se asnjëherë nuk ka zbritur në fushë dhe nuk i ka ndërhyrë në punën e tij.

“Nuk dua të bëj shumë polemika në lidhje me Mançinin. Por, më duhet të them së bëri disa deklarata që ishin ofensive ndaj meje. Unë nuk kurrë nuk kam zbritur në fushë që t’i ndërhyj atij në punë, nuk i kam sugjeruar asnjë lojtar dhe nuk i kam ndërhyrë kurrë në formacion. Nuk i meritoja ato fjalë”.

“Megjithatë, përtej të gjithave nuk e mohoj sërish se kam një miqësi të mirë me Mançinin. Kam pasur besim të plotë te Mançini, e kam treguar me vepra këtë”.

“Kur u mposhtëm nga Maqedonia e Veriut në Palermo dhe mbetëm jashtë Botërorit, unë dola në konferencë së bashku me Mançinin. Nuk e pata problem të dilja edhe unë në atë moment, vetëm të mos e lija vetëm”.

“Nëse nuk do të kisha besim nuk do t’i zgjasja kontratën deri në vitin 2026 dhe as nuk do ta emëroja si përgjegjës për sektorin e të rinjve”.

“Ende nuk e di pse Mançini foli në atë mënyrë dhe nuk e di nëse i mendon vërtet ato që thotë”, deklaroi i pari i futbollit italian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen e transferoi Harry Kane nga…