Greca përforcon Gjilanin

25 qershor 2019 | 16:14

Skuadra Gjilanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.

28-vjeçari i bashkohet Gjilanit nga skuadra e Tiranës, kurse ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.

“Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i gjashtë në këtë afat kalimtar. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intensitet, për të sjell edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurrues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës të martën ka organizuar ceremoninë zyrtare për…