Gremio i vë çmimin Arthurit, pas raportimeve se e do Barcelona

29 dhjetor 2017 | 20:11

Në afatin kalimtar të transferimeve, Gremio i ka vënë çmimin prej 30 milionë eurove, Arthurit që kërkohet nga Barcelona.

Interesimi i Blaugranave pas paraqitjes së mirë të brazilianit në Kupa Libertadores ka ngritur në alarm klubin.

Një foto e bërë e lojtarit me fanellën e Barcelonës, kishte hapur shumë zhurmë në ditët e shkuara.

Kjo ka bërë që Gremio te mendojë se lojtari mund të largohet në dimër, pasi lojtari ka marr edhe një thirrje nga Selecao dhe mund të jetë pjesë e Kupës së Botës.

Sipas Globoesporte, 60 për qind e kartonit i takon klubit të Porto Alegres, 20 për qind Celso Rigos dhe 20 që qind familjes së Arthurit.

Barcelona mendon të shpenzojë 25 milionë euro për lojtarin, pasi Ernesto Valverde ka kërkuar një përforcim në dimër. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës e shohin si shumë…