Grenell: Nuk mbështesim masat gjysmake të Kurtit për taksën, po bën gabim serioz

27 shkurt 2020 | 23:40

Richard Grenell ka reaguar rreth paralajmërimit të heqjes së taksës nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar…