Grezda infektohet me Covid

25 tetor 2021 | 17:30

Futbollisti shqiptar nga Gjakova, Eros Grezda është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar nëpërmjet një “insta-story”, ku tregon se ka 6 ditë që ka rezultuar pozitiv. Gjendja e lojtarit është e qëndrueshme, teksa nuk ka pasur shqetësime.

Për shkak të mungesës së minutave tek skuadra e Zalaegerszegi, Grezda nuk është përfshirë në listën e Rejës në grumbullimet e fundit, por në të ardhmen, nëse ai rigjen formën edhe mund të marrë ftesë. Gjithçka do të varet nga vetë forma e Grezdës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti holandez Max Verstappen shprehet se triumfi në pistën e…