Grezda kritikohet nga tifozët, ja deklarata e Gerrardit  

05 nëntor 2018 | 12:12

Eros Grezda është kritikuar nga tifozët për paraqitjen në ndeshjen si titullar që Rangersi e fitoi ndaj ST. Mirren (0-2).

Mirëpo futbollisti kuqezi është mbrojtur nga trajneri Stiven Gerrard, i cili ka besim të madh në aftësitë e Grezdës.

“Mendoj se me kalimin e minutave ai u rrit ndjeshëm sa i përket lojës. Momentet më të mira i pati pak para se të zëvendësohej, pra 5 minutat e fundit që qëndroi në fushë. Goditi shtyllën dhe, nëse topi do të shkonte në rrjetë, do ta kishte ndihmuar shumë. Të mos harrojmë që kur erdhi te Rangers pati një dëmtim të rëndë dhe iu desh kohë për t’u kthyer. Unë kam besim se do të përmirësohet më shumë”, ka thënë Gerrard.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…