Grezda tregon të vërtetën e largimit nga Kombëtarja

02 qershor 2019 | 13:30

Eros Grezda ka lënë të shtunën grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Gazeta “Panorama Sport” e ka kontaktuar vetë futbollistin gjakovar në lidhje me shkakun e këtij largimi. “Kam një problem në aduktorë. Dëmtim për të cilin rrezikoj shumë nëse vazhdoj stërvitjen”. Më tej, në rrjetet sociale, vetë mesfushori me tipare të avancuara ka bërë një urim për shokët e skuadrës, teksa në të njëjtën kohë ka shprehur keqardhjen që nuk do të jetë në dispozicion të ekipit Kombëtar”, ka thënë Grezda.

Me largimin e Grezdës, për trajnerin Reja pakësohet një alternativë e rëndësishme për të luajtur me skemën 3-5-2. Mesfushori i Rangersit është shumë i shpejtë, shpërthyes dhe driblues i mirë në situatat një kundër një me rivalët, ndaj edhe do të ishte i rëndësishëm për këto dy sfida.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagimi i kryetarit të KF Vëllaznimi, Agim Cana pas ndeshjes…