Griezmann: Mezi po pres që Messi të rikthehet nga pushimi

22 korrik 2019 | 11:26

Antoine Griezmann nga sezoni i ri do të luajë në një skuadër me Leo Messin. Të dy yjet kanë një profil të ngjashëm me depërtimet që nisin në krah e më pas spostohen në qendër.

Ky fakt mund të shndërrohet në një problem për të dy yjet pasi do t’i zinin hapësirat e njëri-tjetrit. Francezi mezi pret që Messi të kthehet nga pushimet për t’iu bashkuar ekipit. Ai është kurioz të shohë se si argjentinasi sillet në jetën e përditshme dhe në stërvitje.

Dëshiron të mësojë sa më shumë gjëra prej tij. “Do të jetë e mahnitshme të luaj bashkë me të. Mezi pres të shoh se si është ai në jetën e përditshme, çfarë i pëlqen në stërvitje. Dua ta shoh atë që bën në stërvitje dhe të provoj ta përsëris ose ta bëj atë në mënyrën time. Dua ta njoh atë jashtë fushës. Mezi pres që ai të vijë. Nuk jam person i vështirë. Më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëz. Jam i sigurt se çdo gjë do të jetë shumë mirë”, ka thënë Griezmanni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHPRESË MULLIQI Punimi për këtë temë është bërë i motivuar…