Griezmanni bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Atleticos

11 janar 2024 | 11:12

Sulmuesi Antoine Griezmann e thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke u bërë golashënuesi në i mirë në histori të klubit të Atletico Madridit.

Atletico pësoi humbje  me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Megjithatë, edhe pse ishte një natë zhgënjyese për “Los Rojiblancos”, një pikë e ndritur ishte goli i bukur i shënuar nga Griezmann. Ky gol ishte i 174-të i francezit Griezmann për klubin kryeqytetas, i cili e vendosi atë përpara Luis Aragones (173) si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos.

“Është diçka e pabesueshme për mua, një burim i madh krenarie. Në pjesën e parë kishte shumë emocione, por ne duhej të ktheheshim në lojë”, ka thënë Griezmann.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se e ka përfunduar bashkëpunimin…