Griezmanni: Jam i lumtur tek Atletico

07 nëntor 2018 | 16:46

Antoine Griezmann ka këmbëngulur se është i lumtur te skuadra spanjolle Atletico Madrid. Francezi është lidhur me një kalim te gjigantët francezë të Paris Saint-Germaini.

Te parisienët, Griezmanni është përmendur si zëvendësim për Neymarin, i cili mund të largohet nga PSG-ja. Por, Griezmanni këmbëngul se ndihet mirë te klubi spanjoll dhe do të vazhdojë aty pasi kanë një projekt së bashku.

“Ndihem shumë mirë në Atletico, kemi një projekt të madh dhe identifikohem plotësisht me këtë klub. Dua ta ndihmoj klubin të rritet, ashtu si klubi do të bëjë për mua. Ne duam ta shkruajmë historinë”, ka thënë Griezmanni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës…