Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

07 nëntor 2018 | 16:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës dhe Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit Ekrem Mustafa, është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Me këtë memorandum, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dypalësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka mbetur i habitur kur ka parë diçka…