Grindeli pendohet për Ozilin: Më falni, nuk jam një racist!

27 korrik 2018 | 13:51

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainhard Grindel, ka pranuar gabimet e trajtimit të çështjes së Mesut Ozilit pas polemikave që shkaktoi fotoja e tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Mesfushori i dha fund karrierës së tij 9- vjeçare me kombëtaren gjermane javën e shkuar, duke e akuzuar DFB-në se e kishte trajtuar atë me racizëm dhe pa respekt. Ylli i Arsenalit kritikoi federatën, presidentin Grindeli personalisht, tifozët dhe medien për atë që ai e quajti racizëm në trajtimin e njerëzve me prejardhje turke. 29-vjeçari e mbrojti takimin e tij me Erdoganin, i cili është një figurë shumë e kritikuar në Berlin për shkak autoritarizmit të tij.

“Deklarata e dorëheqjes bërë nga Mesut Ozil erdhi për shkak të një debati mbi racizmin në përgjithësi dhe aftësisë së futbollit për të integruar në veçanti. Si president i DFB-së, unë nuk dua t’i shpëtoj këtij debati. Në retrospektivë, unë si president duhet të kisha thënë pa mëdyshje atë që për mua dhe për federatën është e qartë: se çdo formë armiqësie racore është e patolerueshme. Ju kërkoj ndjesë, nuk jam një racist”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke konsideruar seriozisht një ofertë për portierin e…