Gripi i shpendëve është më i keq se kurrë në Evropë

01 janar 2022 | 20:34

Evropa po përballet me epideminë e saj më të keqe të gripit të shpendëve deri më tani.

“Aktualisht jemi duke u përballur me epideminë më të fortë të gripit të shpendëve deri më tani në Gjermani dhe Evropë”, citohet të ketë thënë Instituti Friedrich Loeffler (FLI), instituti federal i kërkimit gjerman për shëndetin e kafshëve.

Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër, vë në pah instituti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell “Telegrafi”.

“Nuk ka fund në horizont – vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali”, sipas institutit.

Rastet janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.

Vetëm në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.

FLI gjithashtu regjistroi 46 raste në fermat gjermane të shpendëve.

Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë…