Gripi sezonal, pacientët thonë se presin me orë për një kontroll

03 janar 2022 | 23:59

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është shtuar fluksi i qytetarëve që marrin shërbimet në këtë qendër sidomos atyre me grip sezonal. Pacientët po ankohen se po presin disa orë me radhë për të marrë shërbimin.

“Edhe sot është katastrof. I kanë mbyll të gjitha ambulantat. Qe 2.5 orë po pres për të marrë 100 miligram me antibiotik”, tha Skender Jashari, qytetar nga Prishtina.

“Temperaturë, ethe, kanë humb gjithë vitaminat”, thotë një tjetër qytetar./ RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të armatosur u përpoqën të vrisnin kryeministrin haitian, Ariel…