Gruaja e raporton të zhdukur bashkëshortin në Prishtinë

21 shkurt 2024 | 08:38

Ndihmën e Policisë së Kosovës dje e ka kërkuar një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj të zhdukur.

Gruaja ka deklaruar se i shoqi ka dalë nga shtëpia më 29 janar dhe që atëherë nuk di gjë për fatin e tij.

E njëjta ka deklaruar se kanë pritur që 58-vjeçari do të lajmërohet gjatë kësaj kohe, por kjo nuk ka ndodhur dhe, si rrjedhojë, janë detyruar ta kërkojnë ndihmën e organeve të rendit.

Denoncimi i gruas ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar të nisin hetimet për gjetjen e burrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një poligon stërvitor në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës,…