Gruaja në Podujevë u sulmua seksualisht nga i afërmi i burrit të saj

18 qershor 2023 | 08:38

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi teksa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I dyshuari është i afërm i burrit të viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Podujevë. Më 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e Demencës, prek miliona jetë…